KFOR-i iu bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse “të intervenojnë për të ndaluar bllokadën ilegale të qarkullimit të mallrave në pjesën veriore të Portës 1 (Jarinjë) në anën serbe të vijës administrative kufitare.
“Për të ruajtur ambientin e qetë dhe të sigurt, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve për të ndaluar qarkullimin e mallrave nëpër rrugë të paautorizuara përgjatë vijës administrative kufitare. Aktualisht, KFOR-i nuk ka as mision e as kapacitet për t’i kontrolluar automjetet e rënda në pikat e kontrollit të automjeteve. Prandaj KFOR-i kërkon që trafiku i mallrave të kryhet duke përdorur ekskluzivisht kalimet kufitare të autorizuara siç janë Porta 1 (Jarinjë), Porta 3 (Merdarë) dhe 31 (Bërnjak)”, thuhet në komunikatën e KFOR dërguar mediave.
Pohimet se masat e KFOR-it aktualisht ndikojnë në furnizimin elementar të popullatës lokale “nuk janë të sakta meqë hyrja në Kosovë mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet Portës 3 (Merdarë) dhe Portës 31 (Bërnjak)”, thuhet më tej.
Pohimet se trafiku komercial i vendosur ndërmjet Vijës Administrative kufitare dhe pikës së KFOR-it për kontroll të automjeteve është i detyruar të qëndrojë në vend, janë po ashtu false, thuhet në njoftim. KFOR-i njoftoi se iu ofroi ngasësve të automjeteve t’i përcjellin ata për në Portën 1 për procedim, gjë që, siç thuhet, nuk është pranuar.
KFOR-i nëpërmes komunikatës thotë se nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren që kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt apo kufizon lirinë e lëvizjes.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com