PRISHTINË – Zyra e KFOR-it njoftoi sot se, rruga e cila çon nga Dragalicë në Babiq përgjatë bregut jugor të liqenit të Gazivodës, është menduar të transportojë vetëm automjete të lehta, megjithatë, kohët e fundit ajo po përdoret nga automjetet e rënda.

Kjo së fundmi shkaktoi një aksident në të cilin sasi të mëdha të karburanteve ndotën liqenin. Me përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve rrugore, rreziku nga aksidentet është rritur.

KFOR-i ka vendosur ta kufizojë qasjen e automjeteve të lehta dhe atyre lokale bujqësore deri në njoftimin e rradhës. Kjo është në interes të sigurisë së popullatës vendore si dhe mbrojtjes së ambientit.

KFOR-i është i sigurt se rrjeti rrugor ekzistues është i mjaftueshëm për shërbim të gjithë trafikut”, përfundon komunikata. Liqeni i Gazivodës ndodhet në veri të Kosovës, në rrjedhën e lumit Ibër.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)