Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur sot në mëngjes një pikë kontrolli në rrugën alternative Novi Pazar-Leshak, mu pranë vijës kufitare me Serbinë Qendrore, ku po bëjnë kontroll të zakonshëm të automjeteve. 

Në këtë rrugë alternative, në vendin Tresav, ndodhen pjesëtarët polakë të KFOR-it me pesë xhipa, të cilët që nga orët e mëngjesit janë duke kontrolluar automjetet që po qarkullojnë nëpërmjet kësaj rruge për në veri të Kosovës. 
Në këtë rrugë, e cila e lidh veriun e Kosovës me Novi Pazarin, ushtarët e KFOR-it edhe më herët kanë pasur pika të ngjashme kontrolli, por shumë më në brendi të territorit të Kosovës, për dallim nga ky i sotmi që është fare pranë zonës kufitare. 
/rg/shqiptarja.com/