700 trupa të KFOR-it pritet të zbarkojnë sot (e premte) në Kosovë. Komandanti i KFOR-it Erhard Drews duke mos e ndërlidhur shtimin e trupave me gjendjen në Veri dhe me zgjedhjet e Sebisë, tha se paqëruajtësit do të veprojnë konform nevojës që paraqitet ne terren.
"Këto trupa deri në fillim të prillit kanë qenë të vendosura në Veri.Kështu që ata pas 3 javësh pushimi në vendet e tyre po kthehen në Kosovë", tha Drews.
Drews shtoi se misioni që ai drejton nuk është përgjegjës për mbylljen e rrugëve ilegale në Veri, pasi që nuk është as polici e as doganë. Sidoqoftë ai nuk përjashtoi mundësinë e mbylljes së tyre nëse rrezikohet gjendja e përgjithshme në Veri, duke mos premtuar se do ta parandalojë hyrjen e politikanëve të Serbisë përmes këtyre rrugëve.
"Nëse tani në prag të zgjedhjeve në Serbi, përmes këtyre rrugëve arrijnë njerëzit e gatshëm për dhunë të cilët do mundohën t`i ndikojnë drejtpërdrejt zgjedhjet në Serbi apo të rrezikojnë gjendjen e përgjithshme të sigurisë, atëhere është një hap që KFOR-i duhet ta merr parasysh. Në këtë rast ne do të mundohemi t`i pengojmë të gjitha grupet ilegale apo të arrmatosur që tentojnë të hyjnë brenda territorit të Kosovës", u shpreh Drews.
Duke e komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Anders Fog Rasmusen, Drews tha se KFOR-i vazhdon të jetë i koordinuar me Eulex-in,me të cilin ka bashkëpunim të mirë, mirëpo sipas tij shqetësim paraqet mungesa e kapacitetevë të këtij misioni.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com