KFOR mohon marrëveshjen me serbët në veri të kosovës

KFOR mohon marrëveshjen me serbët në veri të kosovës
KFOR-i ka shprehur habi për raportimet e mediave serbe se ka pasur marrëveshje me pjesëtarët e Kuvendit Komunal të Zveqanit për qarkullim të EULEX-i dhe të KFOR-it në atë pjesë. 

Zyrtarë të kësaj force ushtarake shumëkombëshe kanë thënë një konferencë për media se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje as tash dhe as që ka pasur ndonjëherë në të kaluarën.

Këto komente i ka bërë zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Novitzki, i cili i ka përgënjeshtruar raportimet e mediave serbe se KFOR-i së bashku me strukturat paralele të pjesës veriore të Mitrovicës kanë arritur marrëveshje për qarkullimin e automjeteve të EULEX-it dhe të KFOR-it.

Zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se gjatë bisedave dhe takimeve me pjesëtarët e Kuvendit Komunal të Zveqanit, kur KFOR-i e ka kuptuar se në atë takim pritej të flitej për orarin e lëvizjes së kësaj force, përfshirë këtu edhe numrin e automjeteve të EULEX-it, atëherë KFOR-i është larguar nga ai takim dhe, sipas tij, kjo për ta është e papranueshme. 

Ditë më parë, mediat në Kosovë duke cituar ato në Serbi kanë thënë se ka patur një takim me serbet e veriut ku është përpiluar një orar se kur duhet veturat e EULEX të kalojnë nëpër veri dhe se në ato vetura nuk duhet të ketë doganierë ose policë të Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot