Gjenerali i KFOR-it Erhard Drevs ka pranuar se gjendja në veri të Kosovës është përkeqësuar që nga e premtja e kaluar, pas hapjes së një rruge ilegale në pjesën veriore të Jarinjes.
Ai ka thënë se KFOR-i e ka kontrollin gati mbi të gjitha pikat e kalimit.
Ndërkohë, KFOR-i ka demantuar pohimet serbe, sipas të cilave, me masat që po ndërmerr në pjesën veriore të Kosovës, po ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e popullatës lokale me artikuj themelorë. Në Kosovë hyhet pa pengesa nëpërmjet portave 1, 3 e 31 në Merdarë e Bërnjak, thuhet në kumtesën KFOR-it, prandaj pohimet e tilla janë të rreme.
KFOR-i përsërit kërkesën që trafiku i mallrave të kryhet vetëm nëpërmjet pikëkalimeve zyrtare.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com