Khloe Kardashian dhe Lamar Odom
anullojnë divorcin, edhe një shans

Khloe Kardashian dhe Lamar Odom<br />anullojnë divorcin, edhe një shans
Sakrificat që njeriu detyrohet të bëjë për dashurinë! Khloe Kardashian ka anulluar divorcin me bashkëshortin e saj, basketbollistin Lamar Odom, pasi i premtuan njëri-tjetrit se do t'i japin marrëdhënies së tyre një tjetër shans.

Java e fundit ka qenë mjaft e vështirë për Odom, pasi u gjet pa ndjenja në dhomën e një hoteli, i droguar me disa lloje të ndryshme lëndësh narkotike dhe ka luftuar për jetën në spital.

Pranë tij qëndruan të gjitha femrat e klanit Kardashian, të cilat përfituan nga ky rast për të qenë përsëri qendra e vëmendjes. Avokatja e Khloe, Laura Easser ak shkuar në gjykatë të mërkurën në mëngjes dhe i kërkoi gjykatësit të tërheqë mbrapsht letrat e divorcit.

Dosja e çiftit ishte në mes të një pirgu dosjesh, në pritje të firmoseshin nga gjykatësi. Gjykatësi mori parasysh kërkesën e avokates dhe tani çifti është përsëri bashkë. Khloe kërkoi divorcin në dhjetor të 2013, por për rreth një vit e gjysmë u përpoq ta shpëtojë martesën duke shtruar Lamar në rehabilitim.

Ajo hoqi dorë më në fund këtë verë. Këtë herë Khloe i premtoi basketbollistit se do t'i qëndronte në krahë gjatë shërimit, gjë që kërkon muaj, ndërsa anullimi i divorcit ishte vendimi i të dyve. 
khloe lamar
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes