RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin firmosi ditën e premte dekretin për faljn e ish-manjatit të naftës Mikhail Khodorkovsky. Putin lajmëroi ditën e enjte gjatë një konference për shtyp në World Trade Center të Moskës se do të nxirrte së shpejti një dekret për të falur Khodorkovsky.
Ish-manjati i naftës, një herë njeriu më i pasur në Rusi, u arrestua në vitin 2003 për evasion fiskal dhe për vjedhje.
Në vitin 2010 ai u gjykua dhe u shpall fajtor për pastrim parash dhe do të qëndronte në burg deri në gusht të vitit 2014, pasi dy gjykata ruse ia ulën dënimin
Putin nënvizoi faktin se mamaja e Khodorkovsky, është e sëmurë, kështu që duhej të merreshin parasysh të gjitha rrethanat.
Sipas mediave ruse Mikhail Khodorkovsky me të dalë nga burgu u nis menjëherë për në Gjermani.
Lajmi është konfirmuar pak orë më vonë edhe nga Ministria e Jashtme gjermane e cila bëri të ditur se ish-manjati i naftës kishte mbërritur në aeroportin e Berlinit.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com