'Kiara u viktimizua, mu neverit' Ermiona flet për çiftin dhe eksperiencën në BBV

'Kiara u viktimizua, mu neverit' Ermiona flet për çiftin dhe eksperiencën në BBV

Ermiona Lekbello u përjashtua para disa ditësh nga "Big Brother VIP" për dhunë verbale. Ajo ishte e ftuar në spektakël ku ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj. Ermiona tha se nuk e përballonte dot më dhe se banorët e tjerë iu neveritën.

Ajo u ndal edhe te çifti Kiara-Luiz dhe kishte goxha rezerva për Kiarën për të cilën tha se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi.

"Kam hyrë me një nervozizëm dhe emocione që do jetoja me 12 persona të tjerë. Unë jam e pavarur dhe jetoj vetëm. Erdha për një sfidë me veten. Jam e lumtur që shqiptarët panë Jonën e vërtetë. Nuk do kisha bërë asgjë kundër. Nuk di të luaj, jam e vërtetë por jo budallaqe. Pata një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë, por ishte nga më të vështirat. Ajo shtëpi ka hiena brenda. Krijojnë situata komike i bëjnë tragjike. Asgjë nuk është tragjedi. Aty humanizmi vdes. Është mbijetesë. Janë të fortë që durojnë, unë nuk e përballoja dot. Ato skenat mes Kiarës e Luizit nuk më pëlqyen. Kiara nuk më pëlqeu. Kiara e njeh Luizin dhe e ka përkrahur lojën e tij. U viktimizua dhe e bëri shumë të madhe. Kiara është shumë racionale, Luizi ka strategji por është emocional. Do e tregojë koha si do shkojë lidhja e tyre. Situata që krijoi Kiara mu neverit."-tha ajo.

Sakaq, Jona tha se vajza e saj i kishte thënë se është krenare për të dhe se kjo ishte gjëja më e rëndësishme për të.

"Më mori në telefon dhe më tha "Jam krenare për ty". Kur vajza ime është krenare për mua, nuk më intereson asgjë".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj