Kiço Londo:Një festival francez
me shfaqje nëpër Shqipëri

Kiço Londo:Një festival francez<br />me shfaqje nëpër Shqipëri<br>
Gjashtë premiera të 6 autorëve francezë do të shfaqen 25 herë në 6 rajone të vendit nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Drejtori Kiço Londo ka folur rreth këtij bashkëpunimi me Ambasadën Franceze në Tiranë.

“Kemi mundur të sigurojmë mbështetjen e ambasadës franceze. Në fund t marsit të vitit të ardhshëm në Tiranë do të zhvillohet festivali i Teatrit Francez me këto gjashtë vepra, ku do të shpallet shfaqja më e mirë, aktori më i mirë femër, aktori më i mirë mashkull, skenografi më i mirë, kostumografi më i mirë dhe përkthyesi më i mirë, sepse të gjashta veprat janë të përkthyer nga gjashtë përkthyes të ndryshëm”, theksoi Londo.

Përfaqësuesja e Ambasadës Franceze, Roza Ambizu, tha se teatri prek çështje me interes për shoqërinë.

“Teatri merr një vlerë të veçantë në kohën kur shoqëria mbart probleme sociale. Rëndësia e këtij teatri qëndron në faktin se aty shprehet satira sociale dhe përmes tij ngrihen problematika të shoqërisë së cilës ne i përkasim”.

Premiera e parë e këtij projekti “Boeing, Boeing” është shfaqur dhe do të vijojë të shfaqet sërish në disa rrethe të vendit. Aktori Gentian Zenelaj, protagonist i shfaqjes flet për përvojën e këtij turneu. 

“Më pëlqen që në këtë projekt po futen në hartë të teatrit edhe qytete ... unë kam një eksperiencë shumë të mirë vjet, kur kam bërë shfaqjen në Tropojë, kam bërë shfaqje në Rrëshen, kam bërë shfaqje në Laç, dhe atje ju garantoj që janë një publik i mrekullueshëm, janë njerëz të cilët janë të etur për teatër”, tha Zenelaj.

Ky projekt ambicioz do të përfundojë me festivalin e Teatrit Francez. Plot 150 shfaqje do të ngjiten ne skenë në rajonet e vendit në kuadër të këtij festivali.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false