Par largimit të nga Shqipëria delegacioni mbajti një konferencë para medias në lidhje me rezultatet e kësaj vizite dhe takimet që ky delegacion pati me zyrtarët e lartë të shtetit.
Në konferencën që u zhvillua në Hotel "Rogner",.Evans tha se delegacioni i raportuesve do të hartojnë një raport konfidencial, i cili do t'i vihet në dispozicion Valentina Leskajt, si kryetare e delegacionit shqiptar në KiE, më pas do paraqitet në Komisionin Monitorues dhe më pas do i vihet në dispozicion Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
KORRUPSIONI
Evans u ndal tek çështja e korrupsionit.
“Të gjithë personat që kemi takuar kanë ngritur shqetësimin për çështjen e korrupsionit. Figura të larta na kanë konfirmuar se korrupsioni nuk është vetëm çështje perceptimi. Jemi njohur që qeveria e re e ka prioritet luftën kundër korrupsionit. Jemi të intersuar të merrni masa të qarta për pavarësinë e gjyqësorit edhe të mbroni gjyqtarët nga presioni politik” ka deklaruar Evans.
“Vlerësojnë se ekzistojnë mundësi madhore që vendi të adresojë sfidat për angazhimin që Shqipëria ka ndaj Këshillit të Europës. Kemi vërejtur mirëkuptimin që ekziston në publik ndaj qeverisë së re dhe shpresojmë shumë që shumica në pushtet ta shfrytëzojë këtë mundësi të veçantë për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për respektimin e angazhimive të pranimit dhe detyrimeve të anëtarësimit të marra nga Shqipëria në kohën kur ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995”.
TE DREJTAT E NJERIUT
Një shqetësim tjetër është dhe zbatimi i ligjeve sa i takon të drejtave të njeriut.
“Shqipëria ka miratuar shumë ligje e strategji për adresimin e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit por shumë nga ata që kemi takuar pretendojnë se zbatimi i tyre është një çështje shqetësuese. Rezultati konkret është ajo që do të raportojmë javën që vjen në Paris dhe gjatë takimit me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle” shtoi ai.
QEVERI- OPOZITE
Evans kërkon që qeveria e re të shfrytëzojë mundësitë për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës.
“Vlerësojnë se ekzistojnë mundësi madhore që vendi të adresojë sfidat për angazhimin që Shqipëria ka ndaj Këshillit të Europës. Kemi vërejtur mirëkuptimin që ekziston në publik ndaj qeverisë së re dhe shpresojmë shumë që shumica në pushtet ta shfrytëzojë këtë mundësi të veçantë për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për respektimin e angazhimive të pranimit dhe detyrimeve të anëtarësimit të marra nga Shqipëria në kohën kur ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Evans zhvilloi takime dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
DEKLARATA E PLOTE E EVANS
Une dhe kolegu im Z. Grigore Petrenco kemi vizituar Tiranen kete jave si bashke-raportues per Proceduren Monitoruese te Keshillit te Europes. Gjate tri diteve te qendrimit tone ketu, kemi zhvilluar takime te nivelit te larte, mes te tjeresh, me Presidentin e Republikes, Kryeministrin, Kryetarin e partise kryesore opozitare, Ministrin e Brendshem, Ministrin per pushtetin vendor, Keshillin e Larte te Drejtesise, Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Zevendes-Kryetarin e Parlamentit si dhe perfaqesues te shoqerise civile, te pushtetit vendor dhe te komunitetit nderkombetar.
Kjo eshte vizita jone e trete brenda ketij viti si bashke-raportues; e para u zhvillua ne Prill, e dyta ne periudhen parazgjedhore dhe tani vizita jone e trete ne nje mjedis teresisht te ri politik pas ndryshimit te qeverise. Nga pershtypja jone per mjedisin e ri politik, ne besojme se ekzistojne shume oportunitete madhore qe vendi te adresoje sfidat per respektimin e angazhimeve qe Shqiperia vazhdon te kete ndaj Keshillit te Europes. Ne kete drejtim kemi verejtur mirekuptimin qe ka shoqeria ndaj qeverise se re. Shpresojme shume qe shumica ne pushtet ta shfrytezoje kete mundesi te vecante per te siguruar nje angazhim konstruktiv mes qeverise dhe opozites per respektimin e angazhimeve te pranimit dhe detyrimeve te antaresimit te marra vullnetarisht nga Shqiperia ne kohen kur ajo u be anetare e Keshillit te Europes ne vitin 1995.
Vizita jone u zhvillua nderkohe qe pritet marrja e vendimit ne Bruksel per statusin kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne kete kontekst, eshte e rendesishme te behet dallimi midis kesaj dhe rolit te Keshillit te Europes dhe Asamblese se tij. Vendimi per dhenien e statusit kandidat te BE-s merret nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian, megjithese ne besojme plotesisht qe opinionet tona do kene ndikimin e tyre ne kete vendim. Megjithate roli yne primar eshte te vleresojme progresin e bere nga vendi per respektimin e angazhimeve dhe detyrimeve te tij te pranimit ne Keshillin e Europes dhe per te analizuar si mund te punojme sebashku per te siguruar permbushjen plotesisht nga Shqiperia te te gjitha standardeve nderkombetare ne lidhje me demokracine, sundimin e ligjit dhe respektimin e te drejtave te njeriut.
Thuajse te gjithe personat qe kemi takuar kane ngritur ceshtjen e korrupsionit. Transperancy International ka prodhuar shifra shqetesuese ne lidhje me perceptimin e popullit shqiptar per nivelin e korrupsionit ne sherbimin civil, polici dhe gjyqesor. Gjate vizites sone, figura te larta nga keta sektore na kane konfirmuar se korrupsioni nuk eshte vetem ceshtje perceptimi. Ne verejme me interes se qeveria e re e ka bere luften kunder korrupsionit nje nga prioritetet e saj kryesore. Ne kete drejtim, jemi shume te interesuar te shohim marrjen e masave te qarta qe forcojne pavaresine e gjyqesorit dhe mbrojne gjyqtaret nga ndikimi politik
Shqiperia ka miratur shume ligje e strategji per adresimin e ceshtjeve qe kane te bejne me detyrimet e saj per te Drejtat e Njeriut, Demokracine dhe Sundimin e Ligjit, por shume nga ata qe kemi takuar pretendojne se zbatimi vazhdon te jete nje ceshtje shqetesuese. Rezultati konkret eshte ai qe ne fund te fundit do te kete peshen kryesore ne vleresimet tona.
Pershtypjet tona te para ne do t'ua raportojme kolegeve tane te Komitetit Monitorues javen qe vjen ne Paris, ne nje takim ku do te kemi gjithashtu mundesine te shkembejme pikepamjet tona per keto ceshtje, dhe te tjera, me Komisionerin per Zgjerimin Stefan Fyle.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)