KiE: Hetim të plotë 21 janarit
Jo konflikt për presidentin

KiE: Hetim të plotë 21 janarit<br />Jo konflikt për presidentin
TIRANË – Në përfundim të vizitës së tyre tri ditore në Shqipëri, raportuesit e Këshillit të Europës deklaruan për mediat se gjetën një situatë politike më të qetë se në vitin 2011.
Në konferencën e fundit për shtyp para largimit Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco renditën faktet që ata mblodhën gjatë kësaj vizite.

“Situata politike është dukshëm më e mirë se ajo cka pamë në vitin 2011. Dhe kjo situatë pranohet nga të gjithë aktorët politike. Nuk shohim tensione dhe probleme si një vit më parë”, tha raportuesit Tomas Jirsa.

IMUNITETI
“Kemi folur gjatë takimeve për korrupsionin në gjyqësor si dhe për imunitetin e politikanëve dhe gjyqtarëve. Çështja e imunitetit është e rëndësishme për ne dhe merr një pjesë të mirë të vëmendjës tonë”.

PRESIDENTI
Sipas raportuesi Grigore Petrenco e njëjta frymë bashkëpunimi duhet të ndiqet edhe për Presidentin.
“Kemi marrë sigurinë se Kushtetuta do të respektohet në zgjedhjen e presidentit dhe se kjo zgjedhje nuk do të shërbejë si shkak për rritjen e tensionit mes krahëve të ndryshme politike”, tha ai.


21 JANARI
Ngjarjet e 21 janarit kanë qenë një temë e diskutuar në të gjitha takimet me faktorët politikë. Pas informacioneve të marra nga kryeprokurorja Ina Rama dhe komisioni i posaçëm, ata kërkuan që institucionet të lihen të pavarura të hetojnë ngjarjen.
“Sipas informacioneve të marra cështja është nën hetim. Mesazhi që vjen nga KiE është që institucionet të lihen të pavarura të hetojnë për këtë ngjarje. Ndiejmë keqardhje për ngjarjet e 21 janarit”, deklaruan raporterët.

Ata sqaruan se brenda pak javësh do të hartojnë raportin faktmbledhës të vizitës në Tiranë, i cili do të miratohet nga Asambleja Parlamentare e KiE-së.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë