BRUKSEL - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me seli në Strasburg miratoi me 115 vota pro dhe 11 kundër një rezolutë për Kosovën, e cila kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian diskutoi projekt-rezolutën e Ulrieke Lunaçek për Kosovën.

Në projekt-rezolutë ftohen 5 shtetet anëtare qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta aprovojnë sa më shpejt këtë akt.

Gjithashtu, përgëzohet vijueshmëria e dialogut Prishtinë-Beograd dhe përfshirja e shoqërisë civile dhe parlamenteve përkatëse në këtë proces.

Ndërkohë insistohet qartësisht në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara midis Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me Veriun e Kosovës, autoriteteve të Kosovës u kërkohet që të marrin masa të mëtejshme për përfshirjen e serbëve të Kosovës në shoqërinë kosovare dhe të forcojnë bashkëpunimin midis serbëve të Kosovës.

Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)