TIRANE- Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e detyrimeve të Shqipërisë, vijnë sot në Tranë.  Monitoruesit do të vëzhgojnë angazhimin kryesisht mbi reformen elektorale dhe ate parlamentare, luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e ardhshme të Presidentit të Republikës dhe hetimet e ngjarjeve të janarit 2011.

Vizita e tyre në Tiranë do të jetë nga data 2 deri në datën 4 prill 2012.

Gjatë këtyre ditëve ata do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshmë, Bujar Nishani. Bisedime të tjera janë të planifikuara me liderët e partive politike, delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, komisionin parlamentar mbi ngjarjet e 21 Janarit 2011, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetin diplomatik në vend.

Bisedat njoftohet se do të fokusohen kryesisht mbi reformat parlamentare dhe elektorale, luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e ardhshme të Presidentit të Republikës dhe hetimet e ngjarjeve të janarit 2011.

Jirsa dhe Petrenco do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp me datë 4 prill rreth orës 18:45, bënë të ditur burimet zyrtare nga Strasburgu.

Tomas Jirsa, eurodeputet i Republikes Çeke, është i Grupit Europian Demokrat, ndërsa Grigore Petrenco, i Republikes Moldave eshte i Grupit i e te Majtes se Bashkuar Europiane.
(im/sg/shqiptarja.com)