KiE, raporterët takojnë Ramën
"Integrimi, jemi ok me rolin tonë"

KiE, raporterët takojnë Ramën<br />
TIRANË – Pasditen e kësaj të marte, dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës kanë hyrë në selinë e Partisë Socialiste. Burimet zyrtare konfirmojnë se ata janë pritur në një takim nga kryetari i PS, Edi Rama.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të PS, Rama vuri në dukje angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit duke theksuar se opozita ka ofruar konsenus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian.
“Duke u ndalur në reformën elektorale, Kryetari i PS u shpreh se Partia Socialiste është e angazhuar për të bërë më të mirën në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive”, thuhet në njoftim.

Të tjera çështje të diskutuara në takim kanë qenë edhe mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.
“Ndër të tjera, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë”, përfundon deklarata për mediat e Partisë Socialiste.


AXHENDA
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata do të kenë takime me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, ministrin e drejtësisë Eduard Halimi, krerët e partive politike, anëtarët e komisionit hetimor për 21 janarin, komisionin zgjedhor, kryeprokurorren Ina Rama si edhe përafqësues të shoqërisë civile dhe ambasadorë.
Ditën e mërkurë, gjatë orëve të pasdites, delegacioni do të ketë një konferencë për shtyp në mbyllje të vizitës në Shqipëri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj