Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar sot rezolutën për progresin e vendeve në monitorim, mes të cilave ëshë edhe Shqipëria.

Rezoluta e KiE ka të bëjë me progresin e vendeve në monitorim nga periudha tetor 214 në gusht 2015.

Në rezolutë thuhet se në Shqipëri ka korrupsion të vazhdueshëm dhe të përhapur gjerësisht në shumë nivele të shoqërisë.

Gjithashtu theksohet se, kemi politizim të administratës dhe mungesë të pavarësisë dhe të paanësisë në sistemin e drejtësisë.

KiE në këtë raport thotë se drejtësia shqiptare vazhdon të vuajë nga presioni dhe ndërhyrja politike.

“Në respekt të kësaj, është e mirëpritur që reforma në sistemin e drejtësisë është prioritet shtetëror për autoritetet shqiptare”, thuhet në rezolutë.

Por. nga ana tjetër KiE mirëpret ndryshimet e bëra në Kodin Elektoral dhe reformat parlamentare dhe i kërkon mazhorancës dhe opozitës që të krijojnë një kulturë bashkëpunimi.

KiE vlerëson gjithashtu përmbushjen e një prej rekomandimeve të kahershme të saj, atë të reformës administrativo-territoriale. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptaraja.com)