KiE sot rezolutë për Kosovën
hetim krimeve në baza etnike 

KiE sot rezolutë për Kosovën <br />hetim krimeve në baza etnike 
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, pritet të miratojë sot një rezolutë për Kosovën, e cila kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në rezolutë do shtohet se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit “ofron mundësi për zgjidhjen e problemeve themelore”.

E përgatitur nga deputeti socialist i Suedisë, Bjorn von Sidov, projekt-rezoluta nënvizon nevojën që “edhe në jug, edhe në veri të Kosovës” të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Von Sidov ka thënë se raporti i Këshillit të Evropës për “tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” nuk është subjekt i shqyrtimit të tij, por ka theksuar se “e vërteta për krimet është parakusht thelbësor për stabilitetin afatgjatë”.

Projekt-rezoluta po ashtu kërkon nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd që të nisin procedura ligjore për krimet në baza etnike, si dhe për shkatërrimin e objekteve fetare dhe kulturore.

(europaelire/ sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit