“Ajo që ne do të donim është që partitë politike të na shprehnin besim tek fakti që ato do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Ky është një mesazh që u kemi dhënë të gjitha partive politike me të cilat u takuam.
Secila nga partitë politike na la të kuptonim se ato duan të jenë në gjendje të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, por, siç e dini dhe ju, disa prej tyre kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë besim për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Evans.
Ndër të tjera, ai thekson se kriza e KQZ ka të bëjë pikërisht me çështjen thelbësore të pranimit ose jo të rezultatit nga ana e partive politike. “Siç e dini, pas zgjedhjeve të fundit, një nga partitë politike kryesore refuzoi të zinte vendet e saj në parlament, për shkak të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve.
Duhet thënë gjithashtu se këto janë zgjedhje të një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, sa i përket të ardhmes së saj europiane”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013
Redaksia Online
(b./shqiptarja.com)