241 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit, 438 u plagosën.
Kjo u njoftua nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se bëhet fjalë për një shifër të përkohshme, duke qenë se "punohet ende për të përcaktuar numrin e viktimave në vendet ku armiqësitë janë ende aktive, në territoret e pushtuara përkohësisht dhe në ato të liruara".
Numri më i madh i fëmijëve të vrarë ose të plagosur në luftën në Ukrainë është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara










