Banka Qendrore ukrainase uli sot në një nivel tjetër më të ulët historik monedhën kombëtare, që ka humbur gjashtë për qind në një ditë, ndërkohë që sipas analistëve një ndjenjë frikë është përhapur në popullsi.
Ukraina, në recesion të thellë dhe e rënduar nga konflikti në lindje, ka parë monedhën kombëtare të humbasë pothuajse gjysmën e vlerës përballë monedhës së gjelbër që prej fillimit të vitit.
Kursi zyrtar i këmbimit vendosur nga Banka Qendrore ka regjistruar sot një rënie në 15,77 hryvnias për një dollar kundër 14,80 një ditë më parë. Më 1 janar, dollari është këmbyer kundër 7,99 hryvnias, sipas kursit zyrtar të këmbimit.
Në raport me euron, Banka Kombëtare e Ukrainës (NBU) ka vendosur përqindjen me 19,69 hryvnias kundër 18,34 një ditë më parë.
Rënia e hryvnia ka ngjallur një ndjenjë frike në popullsinë ukrainase, sipas analistëve që akuzojnë gjithashtu politikën e paparashikueshme të NBU-së.
ATSH
/Shqiptarja.com