/ATSH-DPA/ - Ukraina kërkoi sot bisedime të reja me Rusinë për shkak të konfliktit të përgjakshëm me separatistët në lindje të vendit, por me praninë e SHBA-së.
"Ne ftojmë Federatën Ruse për zhvillimin e negociatave në tokë neutrale", deklaroi kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk.
Ai shtoi se këto bisedime duhet të mbahen sipas të ashtuquajturit formati i Gjenevës që përfshin SHBA-në dhe BE-në, por që nuk përfshin liderët separatistë.
Yatsenyuk theksoi se gjithçka varej nga presidenti rus, Vladimir Putin.
"Nëse ai ka vullnetin politik për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar, atëhere ne jemi gati për bisedime", deklaroi Yatsenyuk pas takimit me kryeministren norvegjeze, Erna Solberg.
Megjithatë, Rusia e refuzoi menjëherë këtë iniciativë.
"Kievi duhet të bisedojë me rebelët dhe jo me Moskën", deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigory Karasin.








