/ATSH-AFP/ - Armëpushimi i dekretuar sot në lindjen separatiste të Ukrainës duket se është gjerësisht i respektuar nga ushtria ukrainase dhe separatistët prorusë, sipas një konstatimi të gazetarëve në terren dhe dëshmitarëve.

"Para se të fillonte hyrja në fuqi e armëpushimit, pati shumë bombardime sporadike në bastionin rebel të Donetskut, por disa orë më vonë u vendos një qetësi e pazakontë që nuk ekzistonte prej tetë muajsh në këtë qytet", sipas të njëjtave burime.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes raportoi vetëm një incident në rajonin fqinj të Luganskut.

Autoritetet ukrainase dhe rebele dekretuan një ndalim të luftimeve në të gjithë zonën e konfliktit.

Ndërsa që nga Singapori, presidenti ukrainas Petro Proshenko konfirmoi se armëpushimi po respektohet.
"Po bëhet një orë e gjysmë, që kemi shpallur një armëpushim të ri. Nuk kemi pasur asnjë goditje, asnjë ushtar nuk është vrarë", deklaroi Poroshenko gjatë një konference për shtyp.

"Ukraina është gati të ndërpresë gjakderdhjen, por duke mos hequr dorë nga liria, demokracia, sovraniteti dhe pavarësia e saj", theksoi Poroshenko para universitarëve, diplomatëve dhe sipërmarësve në Singapor.

Poroshenko vlerësoi se "ky konflikt nuk është një luftë për vetëm për Ukrainën, por një luftë për lirinë, për demokracinë për Evropën".