Dy nga terminalet e drithit të Bunge dhe Viterra në qytetin portual të Ukrainës jugore Mykolaiv u goditën nga një sulm rus. 

Terminali i portit Evri, në pronësi të Viterra, u dëmtua nga një sulm me raketa, gjatë të cilit një person u plagos lehtë, tha një zëdhënës i grupit, duke shtuar se dy kapanone ishin në flakë dhe një i tretë u dëmtua. Ky terminal i blerë në vitin 2020 nga Glencore, kompania mëmë e Viterra, ka një kapacitet magazinimi prej 160,000 tonësh. 

“Sa i përket Bunge, objektet e saj u goditën gjatë sulmeve të fundit ruse në rajon”, tha një zëdhënës. 

“Duhet një inspektim më i plotë për të vlerësuar”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ukrainës dhe Moldavisë u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE! Zelensky: Moment historik