Kievi akuzoi sot rebelët prorusë se kanë gorditur ndaj pozicionimeve të ushtrisë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në lindje të Ukrainës, pak më vonë akuza të ngjashme erdhën nga ana e krerëve separatistë.
"Dje pati 28 goditje kundrejt pozicioneve të forcave ukrainase, nga të cilat 10 ishin pas hyrjes në fuqi të armëpushimit", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andri Lyssenko gjatë një konference për shtyp.
Këto goditje, sipas zëdhënësit, ndodhën në rajonin e Donetskut dhe Luganskut, dy bastione të separatistëve prorusë.
"Forcat e operacionit antiterrorist po e respektojnë në përpikmëri urdhërin e armëpushimit", shtoi ai.
Pak çaste më vonë, krerët separatist të Donetskut akuzuan forcat qeveritare se kanë shkelur armëpushimin disa orë pas hyrjes në fuqi dje në orën 18:00 me orë lokale (15:00 GMT)./ATSH/
/Shqiptarja.com