Kievi: Ish-zëvendës Sekretari i Këshillit të Sigurimit ukrainas ishte spiun

Kievi: Ish-zëvendës Sekretari i Këshillit të Sigurimit ukrainas ishte spiun

Byroja e Hetimeve të Ukrainës ka njoftuar se ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit Volodymyr Sivkovych dyshohet se punonte për shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhonte një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunonin Rusinë. 

Volodymyr Sivkovych, është nën hetim pasi dyshohet se punon për shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh që spiunuan për vendin në Ukrainë, raportoi të shtunën"The Kyiev Indipendent".

Oleh Kulinich, ish-zëvendës kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës në Krime, u arrestua javën e kaluar, po ashtu nën dyshimin se ishte pjesë e të njëjtit rrjet.

Qindra ukrainas janë arrestuar me akuza për tradhti dhe bashkëpunim me armikun, një proces që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur "vetëpastrim".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Sulmi me raketa në portin e Odessas, Zelensky: Moska gjen gjithmonë mënyra për të mos zbatuar marrëveshjet


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë