Në Stamboll është nënshkruar marrëveshja që zhbllokon eksportet e grurit ukrainas. Përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit e nënshkruan secili veçmas marrëveshjen me Turqinë dhe OKB-në.
Kjo është marrëveshja e parë mes palëve që nga fillimi i luftës. Një marrëveshje e mirëpritur nga të gjitha kancelaritë me shumë kënaqësi sepse shmang “krizën e urisë botërore”.
Washington Post zbuloi se NATO po rishqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me luftëtarët e saj dhe trajnimit të pilotëve të Kievit. E gjithë kjo ndodh ndërkohë që ofensiva ruse vazhdon në terren, ndërsa së fundmi goditi Mykolaiv dhe Sloviansk.
Ditën e sotme ka pasur një sulm me raketa ruse, të cilat kanë goditur portin e Odessas. Sulmi goditi zonën e portës ku ruhej gruri i gatshëm për eksport. Lajmi u njoftua nga Kryetari i Forcave të Mbrojtjes Kundërajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat, raporton "Nexta".
"Okupatorët goditën pjesën e portit të Odessa ku ishte gruri,", tha Ignat. Si pasojë e sulmit raportohet se nuk ka pasurpersona të lënduar dhe as dëme në zonën ku ruhej gruri.
Ndaj sulmit në portin e Odessas, pati një reagim nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Sulmi në Odessa "dëshmon vetëm një gjë, pavarësisht se çfarë thotë dhe premton Rusia, ajo gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të mos e zbatuar atë", tha Zelensky.
Byroja e Hetimeve të Ukrainës ka njoftuar se ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit Volodymyr Sivkovych dyshohet se punonte për shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhonte një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunonin Rusinë.
Volodymyr Sivkovych, është nën hetim pasi dyshohet se punon për shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh që spiunuan për vendin në Ukrainë, raportoi të shtunën"The Kyiev Indipendent".
Oleh Kulinich, ish-zëvendës kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës në Krime, u arrestua javën e kaluar, po ashtu nën dyshimin se ishte pjesë e të njëjtit rrjet.
Qindra ukrainas janë arrestuar me akuza për tradhti dhe bashkëpunim me armikun, një proces që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur "vetëpastrim".
Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.
Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione. Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.
Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.
Ditën e sotme ka pasur një sulm me raketa ruse, të cilat kanë goditur portin e Odessas. Sulmi goditi zonën e portës ku ruhej gruri i gatshëm për eksport. Lajmi u njoftua nga Kryetari i Forcave të Mbrojtjes Kundërajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat, raporton "Nexta".
"Okupatorët goditën pjesën e portit të Odessa ku ishte gruri,", tha Ignat. Si pasojë e sulmit raportohet se nuk ka pasurpersona të lënduar dhe as dëme në zonën ku ruhej gruri.
Ndaj sulmit në portin e Odessas, pati një reagim nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Sulmi në Odessa "dëshmon vetëm një gjë, pavarësisht se çfarë thotë dhe premton Rusia, ajo gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të mos e zbatuar atë", tha Zelensky.
Eksportet e drithërave nëpër Detin e Zi do të fillojnë në ditët në vijim, lajmin e ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton Tass.
"Me fillimin e transportit të grurit në ditët në vijim, ne do të japim një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e krizës globale të ushqimit," u shpreh Erdogan.
Bilanci i të plagosurve nga sulmi rus në qendër të qytetit të Kharkiv po rritet. Kryebashkiaku Ihor Terekhov raporton një të vdekur dhe pesë të plagosur, sipas mediave ukrainase.
Nuk shkojne se pastaj shkojne ne ps
Përgjigju