Kievi kritika perëndimit: Kemi marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët

Kievi kritika perëndimit: Kemi marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët

Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët perëndimorë, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes të vendit.

“Çfarëdo përpjekje që të bëjmë, pavarësisht sa profesionale është ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta fitojë këtë luftë”, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, duke folur në një fjalim televiziv

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, veçanërisht në qytetin Severodonestk, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit. Pa një fluks më të madh armësh, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalet përparimi në rritje i Rusisë ose të rimarrë tokën e pushtuar në rajon. 

“Ne dëgjojmë çfarë thonë ata, dëgjojmë absolutisht çfarë po thonë”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, i cili foli për urgjencën e takimit të grupit në Bruksel. 

Zyrtari nuk do të detajonte se cilat vende do të shpallnin paketa të reja sigurie ose çfarë do të përfshinin ato dërgesa, por vuri në dukje se SHBA punon shumë ngushtë me vendet e tjera për të kuptuar se çfarë kanë nevojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe më pas për të gjetur ato sisteme për t'i dërguar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Rusët po përparojnë drejt Kharkivit! Zelensky kritikon vonesat e Berlinit për armët! Zelensky i kërkon perëndimit sisteme të armëve anti-raketë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim