Ukraina, Rusia dhe Bashkimi Evropian do të marrin pjesë më 21 tetor në negociatat që do të zhvillohen në Berlin më 21 tetor që parashikojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gazin para stinës së dimrit, pas njoftimit të bërë sot nga Moska për pjesëmarrjen e saj.

"Pala ruse ka pranuar datën për zhvillimin e negociatave tripalëshe që parashikojnë të garantojnë sigurinë e tranzitit nëpërmjet territorit ukrainas nën formatin Rusi-Ukrainë-BE.
Raundi i ri i negociatave do të zhvillohet më 21 tetor në Berlin", theksoi Ministria ruse e Energjisë në një komunkatë.  Bashkimi Evropian i propozoi dje Ukrainës dhe Rusisë organizimin e një takimi tjetër më 21 tetor në Berlin.

ATSH