KIEV, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Më shumë se 40 000 ushtarë rusë janë vendosur në kufirin ruso-ukrianas si dhe qindra armë të rënda, deklaroi sot sekretari i Këshillit ukrainas të Sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, Andriï Paroubiï para Parlamentit.
"Gjatë javës së fundit ka pasur një rivendosje dhe një riforcim të trupave. Aktualisht ka rreth 41 000 ushtarë rusë në në kufirin me Ukrainën në veri, në lindje dhe në jug të Krimesëaneksuar në muajin mars në Rusi", theksoi ai.
Sipas Paroubiï, 150 tanke, 400 autoblinda dhe 500 sisteme të artilerisë ruse ndodhen pranë kufirit përballë Donetskut.
Paroubiï u shpreh para Parlamentit që miratoi më pas një dekret të presidentit, Petro Poroshenko mbi një mobilizim tjetër të pjesshëm, i treti që prej muajit mars./
/ec/