Kikia: Këta që u varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fotografi...

Kikia: Këta që u varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fotografi...

Një diskutim në "Opinion", ose më saktë mënyra e komunikimit mes drejtuesve të dy fondacioneve bamirëse, ishte gati i pështirë. Asgjë më shumë; ishte një lloj gare për vëmendje dhe protagonizëm: Kush ka bërë më shumë për shqiptarët e varfër?

Me këtë rast, doja të ndalesha në një fenomen që po e degjeneron edhe humanizmin si virtut njerëzor.

Së pari: A janë bamirës këto dhe te tjera fondacione? Unë them që jo.
Sepse drejtuesit e tyre nuk kanë dhuruar asgjë nga vetja. Këta janë vetëm menaxherë të ndihmave që japin të tjerët. Fondacione të drejtuara si të ishin kompani private, ato janë shndërruar gati-gati në biznese që “shesin” bamirësinë e të tjerëve. Ato kanë krijuar infrastruktura si të ishin kompani të mëdha tregtare, dhe padyshim që nuk i japin askujt llogari për mënyrën e menaxhimit të këtij humanizmi që u vetëofrohet si mëshirë për mjerimin. Te jemi te qarte: Nuk kam fijen e dyshimit per abuzim ne aspektin financiar apo material.
Përtej kësaj, etja për mediatizimin, e ka bërë bamirësinë në Shqipëri të pështirë. Djem e vajza me qese me ushqime në duar vihen në rresht për të hyrë në shtëpinë e njerëzve të mundur nga mjerimi. Foto e filmime pa fund. Qeset me oriz e miell iu plasen në prehër të varfërve, ndërsa salçiçet ua varin në qafë, për tu bërë fotografi. Fëmijë të paushqyer e të zhveshur vihen në rresht për të bërë foto me shpëtimtarin, bamirësin e madh. I filmojnë mbarë e prapë. Kujdesen të fiksohet çdo rraqe e shtëpisë, çdo këmbë e zbathur, çdo bluzë e shqyer, çdo pjatë dhe tenxhere e palarë dhe e zbrazur... Përse? Cili është qëllimi? Që të tregohet se janë të varfër? Nuk ka nevojë për kaq shumë detaje.
Mjerimi të shvesh nga çdo lloj ndjeje njerëzore, të bën të ulësh kokën e të thuash vetëm “faleminderit”. Por jo deri këtu!
Nuk jam kunder bamiresise. Jam kunder dhunimit te te drejtave te femijeve dhe denigrimit te dinjitetit njerezor.

Ne te njejten menyre sillen edhe politikanet e pushtetaret, ndersa shperndajne batanije e çokollata.
Etja për protagonizëm, për heroizëm dhe shenjtëri bën që njerezve të varfër tu merret çdo lloj dinjiteti. Mendoni pak, pas disa vitesh kur ai fëmijë të rritet e të shkojë në shkollë, në rrjetet sociale do të jenë akoma videot kur atij i dhurohet një copë bukë në dorë dhe kur i duhet të bëjë si i lumtur kur të dalë në fotografi me atë “xhaxhin” që ia dhuroi.

Nuk ka nevojë tia varësh trastën e ushqimeve të dhuruara në qafë e tia tregosh gjithë botës. Bamirësia nuk bëhet për famë, por për shpirt.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergj kastrioti: 12/12/2019 16:25

    kto duhen arrestuar per propagande islamiste,jane rrezik per kombin shqiptar

    Përgjigju
  • sara: 12/12/2019 12:30

    shkrime te tilla nuk i bejne dobi askujt ne kete kohe i nderuar kikia.. nxirrni vrerin qe ju rri ne stomak ne cdo moment..nqse i ndiqni me vemendje zhvillimet do ishit me i informuar edhe per bamiresite e secilit prej protagonisteve..po edhe sikur te mos kishin kontribuar personalisht..percojne vetem miresi.. te pakta jane heret qe nuk jeni ju i pranishem ne opinion dhe sa mire.. me mire te degjojme sa kane ndihmuar njerezit sesa tju deggjojme juve qe kakarisni dhe nuk i hyni ne pune askujt

    Përgjigju
    • ela: 12/12/2019 13:52

      Z. Mentor ka te drejte ne lidhje me bamiresine QE DUHET TE BEHET ME SHPIRT por te pakten keta jane te varfer dhe nuk eshte turp. KURSE JU GAZETARET U MERRNI FYTYREN FEMIJEVE E VAJZAVE KUR KANE PROBLEME DUKE DHENE LLOJ LLOJ HISTORISHE DENIGRUESE PER TA, VINI GISHTIN NE KOKE VETES JU GAZETARET DHE PASTAJ KRITIKONI TE TJERET. SA JETE KENI SHKATERRUAR DUKE I MEDIATIZUAR HISTORITE E TYRE (DUKE I TJETERSUAR). ZOTI NACI DUHET TE BEJE TRANSPARENTE GJITHCKA, NDRYSHE NUK I JEP KUSH LEKE. NESE FAMILJET PRANOJNE VETE CFAR HALLI KENI JU, APO VETE NUK BENI GJE E DONI TE NDALNI EDHE TE TJERET. NESE DIKUJT I NDERTON SHTEPI ESHTE GJE E MADHE, GJITHE JETEN PUNOJME E NUK IA DALIM.

  • rororo: 12/12/2019 10:22

    Kikikirkiiiii, bej ndonje gje ti pervecse te llapesh, o llapaqen

    Përgjigju
  • Klodi: 12/12/2019 09:09

    Po sh mir e ke shkruar ktune ne i japin ndima kto i duken sikur i boin vet bamirsit. Naci krejt pordh i dukej vetja si ministri brendshem

    Përgjigju
  • Ilir: 12/12/2019 09:02

    Bravo Z. Kikia! Ashtu eshte, e kane kthyer ceshtjen e trishte te Termetit ne nje boom te madh mediatik. Edhe une kam kompani dhe kam dhuruar Para te thata Kesh pa u ndjere pa bere foto, pa perdorur popullin e shkrete dhe pa u cjerre neper media per vemendje te semure dhe per te rritur sa me shume "followers'" dhe per te marre sa me shume "Like" si keta te peshtyret. Dhe arsyeja kyresore sic e shprehni edhe ju: "Nuk jam kunder bamiresise. Jam kunder dhunimit te te drejtave te femijeve dhe denigrimit te dinjitetit njerezor." - jam shume dakort me opinionin tuaj. Keta kan marre kaq shume pushtet jane kthyer te frikshem ne Mafia legjitime duke u fshehur nen petkun e "Fondacionit te Bamiresise" apo edhe Fese.

    Përgjigju
  • edi: 12/12/2019 02:20

    Nuk kuptoj pse kaq i shtrenguar zoti kikia Ti do ishe me mire ti merrje persiper gjithcka dhe te mos kakarisje ,besoj se gjeli kendon dhe pula kakaris . Te pakten per hallin qe kane njerezit leri te bejne dicka ,sic thone z.kikia me mire von sesa hic

    Përgjigju
  • Beni: 11/12/2019 23:32

    Shume mire e ka shkruar Mentori na hapen barkun keta mjaft me me keto bamiresi njeri me i pa pjekur se tjetri

    Përgjigju
  • Muci: 11/12/2019 23:21

    Shume ok,me kete zotrine Naci me bani pershtypje para disa kohesh ne nje takim ne Zvicer me shqiptare ne fjalim ka fillu e ka mbaru vetem me dy emra Ismail Qemali dhe Adem Jashari,po si nuk e permendi asnjehere heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin as nene Terezen.

    Përgjigju
  • Ardi: 11/12/2019 21:40

    Shumë sakt, shkrim i goditur e kam menduar dhe unë shpesh këtë Show që bëhet me dhimbjen dhe fukarallëkun në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën