KILI – Policia e Kilit ka bllokuar mesditën e sotme një kamion, i cili transportonte një ngarkesë prej 1.75 ton kokainë. Sipas hetuesve vendas, sasia kolosale e lëndës narkotike vinte nga Bolivia, por ishte e porositur nga Shqipëria. Droga ishte fshehur në goma zetorësh, të cilat më pas ishin ngarkuar në kamionin e kapur nga uniformat blu (foto).
Sipas hetuesve, kokaina e transportuar me porosi të shqiptarëve ishte 100% e pastër dhe prej dy muajsh anëtarët e dyshuar të organizatës kriminale ishin vënë nën vëzhgim nga policia.
Bashkë me drogën e sekuestruar është bërë edhe arrestimi i anëtarëve të organizatës, të cilët kanë kombësi kiliane dhe boliviane. Sipas hetuesve, lënda narkotike vinte nga Bolivia, kalonte në Kili, në Bregun e Fildishtë dhe më pas kishte si destinacion final Holandën. Gjithcka kryehet me porosi të shqiptarëve, identiteti i të cilëve për arsye hetimi nuk bëhet ende i ditur.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com