KILI - Në gjirin e Puerto Montt në Kili, mijëra peshq të ngordhur u nxorrën në breg nga dallgët e detit duke habitur autoritetet dhe dëshmitarët.
Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi të ngordhje në masë të peshqve të ndryshëm si sardele etj.
Drejtori rajonal i Shërbimeve Kombëtare të Peshkimit, Eduardo Aguilera, u shpreh se e gjithë zona e bregut u kontrollua, por nuk u gjet ndonjë shenjë kontaminimi, hidrokarbon apo diçka e tillë.
Autoritetet i kanë paralajmëruar banorët e zonës të mos mbledhin peshqit e ngordhur, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e qindëra zogjve për t’u ushqyer.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com