Ylli televiziv Kim Kardashian dhe partneri i saj Kanye West kanë pozuar nudo për kopertinën e revistës franceze të modës “L’Officiel Hommes”.

Çifti ka realizuar një foto bardh e zi për fotografin britanik Nick Knight, ku duken mjaft pasionantë.

kim kardashian

Kim i ka mbërthyer duart pas qafës bashkëshortit të saj, gjithashtu dhe West ka hedhur duart rreth bukuroshes shtatzënë.

Kim dhe Kanye janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

kim

Së fundmi Kim është parë në eventin e përvitshëm të organizuar nga këngëtari i madh Elton John për ndihmën e tij ndaj të sëmurëve me AIDS gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Kim edhe pse shtatzënë është dukur mjaft në formë në këtë festë ku mbante veshur një fustan të bardhë të gjatë.

kim

Edhe pse linjat e Kim nuk janë më ato të parat ajo po kujdeset shumë për veten duke bërë palestër dhe duke ndjekur një dietë strikte të ushqimit.

(b.t/shqiptarja.com)