Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka takuar liderinë koreano-jugor, Mun Xha. Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të zhvilluar në Phenian, të dy liderët njoftuan se kanë nënshkruar një marrëveshje e cila do të ndalojë luftën në gadishullin Korean. Kim dhe Mun premtuan se do të sjellin paqe në gadishullin Korean, njëherë e mirë.
"Bota do të shohë se si ky komb i ndarë do të sjellë një të ardhme të re të vetme," –tha Kim Jong Un.
Gjatë konferencës, Kim Jong Un, ka thënë se do të vizitojë Seulin sa më shpejt të jetë e mundur. Vizita e Kim në Korenë e Jugut do të jetë historike, pasi më herët, kët ëgjë nuk ka arritur ta bëjë asnjë udhëheqës i Koresë së Veriut. Pas takimit, ka reaguar edhe Trump, që ka thënë se takimi mes dy liderëve koreanë është shumë “emocionues”.