Ajo ka mbërritur atje bashkë me bashkëshortin Kanye West dhe mamanë Kris Jenner .
Kim shihet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë deri tek kyçi i këmbës nga koleksioni i Balmain 2015.
Ndërsa mamaja Kris Jenner shihet me kostum në ngjyrë të zi bashkë me Kanye i cili ka preferuar të zezën.
Ndërsa çifti Kanye-Kardashian po parakalonin mbi tapetin e kuq drejt shfaqjes, Kimit i ka tërhequr flokët gazetari Ukrainas Vitalii Sediuk duke rrezikuar që ta rrëzonte përtokë.
Ai ka mohuar të ketë bërë diçka të tillë duke thënë që thjesht e ka përqafuar, por badigardët e saj kanë vrapuar për ta larguar dhe Kim ka humbur ekuilibrin.
Gazetari ka krijuar incidente të tilla edhe me vipa si Jennifer Lopez, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt në promovimin e filmit Maleficent.
Kim shihet shumë e trembur pas këtij incidenti.
Familja Kardashian kanë arritur në Francë për të ndjekur Kendall Jenner në pasarelën e javës së modës për koleksionin Pranverë/Verë 2015.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)