Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Lajm është bërë një tjetër fakt: Kim Kardashian shfaqet pa makijazh. E ka paralajmëruar këtë gjë përmes një postimi në Twitter: “Mendoj të shkoj pa makeup në sfilatën e Balenciaga-s.” Dhe kështu bëri.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim 35 vjeçaren gjithnjë të grimuar dhe me sytë e konturuar fort, mund të pohojmë pa drojë se Kim duket mjaft mirë edhe në variantin “ujë dhe sapun” (ok, pothuajse). Nuk dihet nëse Kim dëshiron të ndjekë nismën e këngëtares Alicia Keys: pa makijazh edhe në daljet publike. Mbetet për t’u parë në vijim.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)