Ylli televiziv Kim Kardashian dhe partneri i saj Kanye West do të jenë prindër të një vajze.

kim kardashian

Së fundmi Kim, e cila gjithmonë di të tërheqë vëmëndjen e mediave është komentuar së shumti për shtatzëninë e saj.

Lajmi për gjininë e fëmijës është bërë i ditur nga revista e përjavshme amerikane “Us Weekly”.

kim kardashian

Ata janë shumë të lumtur. Kanye gjithmonë ka dashur një vajzë”, ka thënë një burim për këtë revistë.

32 vjeçarja seksi dhe reperi i njohur West kanë filluar lidhjen e tyre në prill të vitit të kaluar, ndërsa lajmin për shtatzëninë e Kim e kanë bërë të ditur në fund të dhjetorit.

kim kardashian

 Kim Kardashian është komentuar shumë në hapësirën mediatike për martesën dhe më pas divorcin e bujshëm me ish partnerin e saj, basketbollistin Humphries, me të cilin u nda pas 72 ditëve martesë.

kim kardashian

Kim tashmë po pret datën 6 maj për përfundimin e proçedurave të divorcit.

(b.t/shqiptarja.com)