Kim Kardashian "injoron" Rita Orën, refuzon të ulet pranë saj

Kim Kardashian
Edhe pse një diva me fansat e saj, Kim Kardashian ka vendosur që të mos jetë aspak sociale me Rita Orën.

Kim e akuzon Ritën se është shkak për depresionin e vëllait të saj Rob Kardashian.

Rita Ora dhe Rob Kardashian kanë pasur një lidhje gjatë vitit 2012 e cila ka përfunduar.

kim kardashian

Daily Mail rrëfen se Kim ka shkaktuar një situatë dramatike kur ka parë se ndodhet vetëm dy karrike larg Rita Orës në VMA.

Madje ajo ka pyetur organizuesit nëse mund të ndërronte karrike. Kim shihet e shoqëruar nga dy motrat e saj të vogla Kendall dhe Kylie Jenner.

Ndërsa, Rita shihet e ulur pranë dizenjuesit të modës Jeremy Scott dhe modeles Gwen Stefani.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit