Kim Kardashian realizon një Video Game me 200 milionë $ të ardhura

Kim Kardashian realizon një Video 
Game me 200 milionë $ të ardhura
Kim Kardashian është një yll i showbizit dhe tashmë ajo ka provuar që të jetë një yll i lojërave virtuale.

Ajo është bërë pjesë e një Video Game e quajtur Kim Kardashian: Hollywood. Kjo lojë ka rezultuar më e shkarkuara ndër kategoritë e lojërave, në vendin e dytë dhe është renditur e treta në diagramin e iTunes ditën e djeshme.

Kim ka rrëfyer të hënën për E!News se është tepër e emocionuar për këtë projekt dhe bashkëpunimi me Glu Mobile ka nisur që vitin e kaluar.

kim kardashian

Sipas analistëve Douglaz Creutz të kompanisë Cowen & Company, të ardhurat e Kimit nga kjo lojë janë 200 milionë dollarë.

Ideja e atyre që luajnë në “Bashkohu me Kim Kardashian” është që të aspirojnë për t’u bërë të famshëm dhe të pasur.

Kim gjithashtu ka bërë më interesante lojën duke themeluar aty edhe linjën e veshjeve, produkteve kozmetike dhe bizhuve.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë