Kim do të hedhë së shpejti në treg një album fotografik me pamjen e librit me 352 faqe.
Kim e ka quajtur këtë libër “Selfish” dhe është i mbushur me foto selfie të shkrepura nga Kim.
Fillimisht Kim e kishte nisur si album të cilin e donte vetëm për Kanye, por më pas ka ndërruar mendje duke e bërë të mundur për të gjithë fansat e saj.
Në pushimet familjare në Tajlandë, Kanye nuk kishte mundësi t’i shoqëronte për shkak se ishte i zënë me punë dhe Kim e zemëroi familjen e saj duke shkrepur selfie pas selfie.
Kur vëllai i saj e kishte pyetur nëse do t’i ndante me dikë tjetër këto foto përveç Kanyet, ajo ishte përgjigjur “ndoshta vetëm disa”.
Kim është quajtur nga mamaja e saj “narçiste” për obsesionin për të shkrepur foto.
Libri ka filluar të reklamohet në websiten për shitjet online Amazone dhe do të hidhet në treg më 7 prill të viti 2015 për 19.95$.
Në këtë album Kim ka përfshirë fotot më “hot” të realizuar gjatë viteve të fundit të jetës së saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)