Tenistja belge Kim Klajsters i ka dhënë fund karrierës si teniste në garat individuale, pasi u eliminua në raundin dytë të US Open. Lamtumirën përfundimtare, këtij sporti do ia japë pasi të marrë pjesë në turneun e çifteve po në fushën amerikane gjatë javës në vazhdim.
“Ky është vendi perfekt për t’u tërhequr nga sporti, por nuk mendoja se do të largohesha kështu" është shprehur belgia.
Ndonëse në vitin 2009, pas një pushimi dy - vjeçar, Klajsters u kthye në US Open si një teniste e paklasifikuar për shkak të mungesës së gjatë, ajo arriti të fitonte turneun në fjalë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com