Ajo është padyshim një nga fanset më të mëdha të Kanye West përveçse dhe e fejuara e tij.

Këtë bukuroshja Kim Kardashian e ka treguar këtë gjë më së miri gjatë një eventi në Beverly Hills, ku ishte e pranishme së bashku me mamanë Kris Jenner dhe motrën Khloe ditën e mërkurë.

kim kardashian

Ylli televiziv nuk mundi ta fshihte dot admirimin për partnerin e saj duke e quajtur atë personin më romantik që ekziston.

Në një intervistë të dhënë për E!News Kim tha:- “ Ai është personi më romantik, më i ëmbël që kam njohur në jetën time”.

kim kardashian

 Herët gjatë ditës Kim u shfaq së bashku me Kanyen në disa dyqane në Los Angeles.

Ata nuk ngurruan të shfaqnin dashurinë e tyre në publik duke u përqafuar.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)