Kim mesazh gazetarëve: Kërkoni të vërtetën, ndihmoni të mbani qeverinë dhe institucionet të përgjegjshme! Ju mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë

Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, projekt i selisë diplomatike amerikane. Nga ceremonia ambasadorja ka përcjellë mesazhe inkurajuese për gazetarët, që gjithmonë duhet të kërkojnë të vërtetën. Kim u tha studentëve të gazetarisë të ndihmojnë të mbajnë qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.

“Unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën. Tregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme. Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për t’a bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”, ka thënë Kim.

Laboratori 9-mujor siç bën me dije ambasada u ofron studentëve mundësinë për të punuar me gazetarë shqiptarë dhe amerikanë me përvojë mbi hetime konkrete, të cilat botohen në faqen e internetit të Qendrës.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento

Komente

  • Iris: 19/06/2021 02:14

    /CENO/,ambasadorja ka te drejte.Edhe qeveria mund te gaboje,sidomos po i hyri vetja ne qejf dhe i duket vetja e pagabueshme.

    Përgjigju
  • Ceno: 18/06/2021 18:42

    Po jo me shoqe jo. Mesazhin e ke adresuar gabim. Jo qeverine, se ajo as nuk.gabon dhe as abuzon. Por opoziten, ajo inka fajet.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus, por SHBA nuk do futet karantinë