Edhe pse Kim Kardashian deklaroi në media së vogëlushja e saj do të ketë një jetë private dhe larg mediave, ajo përsëri nuk i reziston tundimit që herë pas herë të postojë ndonjë foto të vajzës.

Së fundmi Kim ka ndarë me fansat një “Instagram” një foto ku North shfaqet duke qeshur.

North tanimë është gjashtë muajshe dhe gëzon shëndet të plotë.

Ajo e ka shioqëruar foton me diçiturën “buzëqeshje”.

north

Nga ana tjetër reperi Kanye West është më i vendosur që jeta e North të mbetet sa më private.

Ditën e djeshme Kim është parë së bashku me vajzën, motrën e saj Kourtney si dhe vajzën e saj 17 muajshe Penelope, duke bërë shopping.

E veshur me rroba të ngjitura pas trupit bukuroshja Kim ekspozoi format e saj bombastike.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)