Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Nëse sponsori juaj është 'non grata' çfarë u premtoni votuesve më 6 mars? Po SHBA-ve?! Reagon ish-Kryeministri: Tërhiq deklaratën

“Çfarë po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”, kjo ishte pyetje me të cilën e ka nisur mëngjesin e sotëm ambasadorja amerikane Yuri Kim duke iu drejtuar kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ambasadorja ka thumbuar ashpër groteskun politik të kërkesës së kandidatëve për një votë nga qytetarët nga njerëra anë dhe “goditjen” që ka marrë nga ana tjetër për korrupsion “kreu” i tyre nga SHBA, duke e konsideruar si një absurditet.

Kim ka zgjedhur të bëjë këtë deklaratë të fuqishme përmes pyetjeve.

“Kush do t’iu zotërojë nëse fitoni?”, pyet ajo, duke nënkuptuar se edhe nëse ata fitojnë ndonjë bashki më 6 mars, do të jenë pa drejtues,  pasi Sali Berisha është i vdekur politikisht dhe i shpallur non grata nga SHBA.

“Çfarë duhet të presin shqiptarët?”, theksoi Kim në mënyrë retorike, duke i dhënë në një farë mënyre përgjigje përmes pyetjes, se nuk kanë se çfarë të presin dhe të marrin nga një non grata. “Çfarë duhet të presin SHBA?”, shprehet Kim kur vetë SHBA e ka shpallur “liderin” e kandidatëve “person jo të mirëpritur” ose ndryshe non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë.

"Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t'ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t'i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?", shkruan Kim.

Në një reagim zyrtar, Komisioni i Rithemelimi, i udhëhequr nga Sali Berisha i ka kërkuar ambasadores amerikane që mos të ndërhyjë në procesin zgjedhor, ndërsa shton se ndërhyrjen janë të njëanshme dhe në favor të qeverisë më të korruptuar të Evropës. Berisha nëpërmjet Grupit të Rithemelimit, i kërkon diplomates amerikane që të tërheqë deklaratën, e cila sipas tyre është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Për Gazment Bardhin,  deklarata e Yuri Kim ishte edhe një mesazh për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, teksa reagimin e Berishës e konsideroi si solidarizim me të dy ata.

Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën "non grata" për minimin e demokracisë dhe korrupsion. Shpallja "non grata" nga SHBA solli dhe përjashtimin e  Sali Berishës nga PD, i cili nisi një luftë më këtë të fundit për të marrë me dhunë selinë blu. Duke mos ia dalë të marrë PD, Berisha vendosi që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit duke bërë koalicion me LSI nën emrin "Shtëpia e Lirisë". Edhe pse KQZ nuk e regjistroi Berishën si pjesë të koalicionit, janë kandidatët e zgjedhur nga primaret e Berishës që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë e vendit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Gazment Bardhi: Sulmi i Berishës ndaj SHBA, solidarizim me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të Seli Berishës ndaj SHBA-së pas pyetjes që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i kishte drejtuar kandidatëve të Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Për Bardhin mesazhi i Yuri Kim ishte edhe për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, teksa shton se deklarata e Berishës ishte një solidarizim me të dy ata.

"2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion. Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës. Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!", shkruan Bardhi.

Ora 14:53
Berisha i përgjigjet Yuri Kim dhe i 'kërkon të tërheqë deklaratën': Po bën shkelje flagrante duke ndërhyrë në zgjedhje! Thirrjet në favor të qeverisë së korruptuar

Komisioni i Rithemelimit, i udhëhequr nga Sali Berisha ka reaguar pas pyetjes që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i kishte drejtuar kandidatëve të Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Grupi i Rithemelimit, i bën thirrje ambasadores që të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor, ndërsa shton se ndërhyrjen janë të njëanshme dhe në favor të qeverisë më të korruptuar të Evropës.

Berisha nëpërmjet Grupit të Rithemelimit, i kërkon diplomates amerikane që të tërheqë deklaratën, e cila sipas tyre është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

‘Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Tëitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni I konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.

 Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si nji praktikë që ndihmon korrupsionin.

Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon cdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.

Është ky popull që i perzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm I tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!’- njofton komisioni i Rithemelimit.

Ora 14:04
Deklarata e Yuri Kim mërzit Edi Palokën, sulmon ambasadoren: Ti po thua që shqiptarët të votojnë Ramën? Ju po të prishni miqësinë me SHBA

1636979889_PALOKA.jpg

Deputeti Edi Paloka, i rreshtuar krah Sali Berishës në fraksionin që ai ka krijuar, i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim për deklaratën që kjo e fundit bëri sot. Kim pyeste kandidatët e Berishës për 6 marsin se çfarë u premtonin ata qytetarëve kur “sponsorin” e kanë non-grata.

"Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptarët duhet të votojnë kandidatet e këtyre…?!! Këta shqiptarët i njohin mirë po dhe ju zonjë, sikur vetëm skandalin e fundit të inceneratorëve të kishit ndjekur, do e dinit po aq mirë se kush janë të korruptuarit e kryekorruptuarit në këtë vend. Vërtetë nuk e kuptoni se kështu nuk po bëni gjë tjetër, veçse po dëmtoni imazhin e vendit që përfaqësoni përpara një populli që atë vend  e adhuron pikërisht për vlerat dhe parimet që përfaqëson e jo vetëm për historinë që na lidh?! Keni thënë dikur se ka nga ata që përpiqen të prishin marrëdhëniet midis SHBA dhe shqiptarëve! Po ju them sot, se askush me shumë se ju nuk po përpiqet ta bëjë një gjë të tillë duke u vënë në krah të një qeverie që vetë Departamenti juaj i Shtetit e ka cilësuar si më të korruptuarën në rajon",  

Ora 11:05
Pas mesazhit për kandidatët e Berishës, Yuri Kim i kujton shqiptarëve 4 'non grata-t' e SHBA-ve

Pas mesazhit të prerë që kishte për të 6 kandidatët e Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka kujtuar edhe një herë shqiptarëve 4 personat që janë shpallur 'non grata' nga SHBA.

"Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)", shkruan Kim.

Përvecc Berishës, ambasadorja i referohet ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ish-kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetit Tom Doshi.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 22/02/2022 09:05

    Zonje Yuri Kim duhet te themeloje partine e saj shqiptare dhe te " na ngopi" me deklaratat e saj qe nuk kane asnje peshe, as non grata nuk ka asnje peshe ne shqiperi. Me vendimin e fundit te gjykates kushtetuese Non Grata eshte kthyer ne bsrcalete. Bajlozi qe eshte tashrgimtari i Berishizmit dhe korupdionit ne shqiperi eshte me forte se kurre. Ku eshte SPAK-U zonja Kim??

    Përgjigju
  • Dori: 21/02/2022 19:53

    Kim pati then qe shqiptaret nuk han bar.Por mesa duket Berisha e Meta,dy kriminel, po i japin te haj bar Kimit dhe Amerikes.

    Përgjigju
  • krahina: 21/02/2022 19:47

    rroft sali birishi o bashaaa bashaaa bashaaa bashaa bashaa aaa aaa jom i eksitum du te dal jashte me nimoni kish mi mban pantollat

    Përgjigju
  • Greta: 21/02/2022 18:39

    Thoni c'te doni po nje kriminel matuf dhe nje president qe nuk shkarkuan po i bejn ball pa pik problemi superfuqise me te madhe ne bote.Kesaj i thon " qent lehin dhe karavani ecen para".Te flas sa te doj Kim dhe Amerika.

    Përgjigju
  • Dori: 21/02/2022 17:56

    Ashtu si shkarkimi i Metes edhe zgjedhjet jan vendosur ne tryeze mes tyre.I gjori popull shkon e voton se mendon se pyet kush per voten e tyre.Dilni beni nje xhiro te dielen e 6 marsit se gjithcka vendoset mes politikes ne ket vend

    Përgjigju
  • LORA: 21/02/2022 17:14

    Respekt dhe mirenjohje per punen e zj.Yuri Kim,,,, ne dobi te ardhmerise se Popullit Shqiptar.

    Përgjigju
    • goshi: 22/02/2022 09:37

      bobo ca nivel servilizmi

  • Hasani: 21/02/2022 17:11

    O ti qe pretendon se je pa parti kush e ka thene qe futini paret ne firma se paret qe futen ne firma jane pare te pastra? Me kete rast duhet ti them edhe atij komentuesi qe e heq veten si Psikolog kur ke lindur Neqoftese ke lindur ne 1996 apo ne 1997 nuk kam cte te them Saper ate qe thua te pjerdhsha trute dhe shko kurohu te falenderoj dhe nuk e ndjej veten aspak te ofenduar por te keshilloj qe perpara se te shkruash komente ben mire qe te keshillohesh me dike.

    Përgjigju
  • Populli: 21/02/2022 16:10

    Te jane prere fijet e vjetra internacionale o plaku mere.. dikur merje energji nga franca nepermjet serbise..

    Përgjigju
  • Uncle sam: 21/02/2022 15:33

    Hajdddde...bravo usa rrup sup sali e fendiut hahaha

    Përgjigju
  • Hasani: 21/02/2022 15:26

    A te eshte vrare ndonje pjestar i familjes ne vitin 1997? A ke shitur shtepine per ti futur parate ne firmar piramidale dhe kur erdhi fundi ke ngelur rrugeve si ngelen shume te tjere A te eshte mbytur ndonje nga te afermit e tu nder ata 184 vete qe u mbyten ne Kanalin e Otrantos ne 28 Mars 1997 qe iken per nje jete me te mire drejt Italise qe te shpetonin nga raprezaljet qe beri SHIK-u i Sali Berishes dhe Bashkim Gazidedes. Keto shiko i nderuar Riku dhe mos shih sesa shkon cmimi i naftes. Cmimi i naftes nuk rritet vetem ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Leon: 22/02/2022 10:18

      Bravo Lala! Burg per Salen qe eshte zanafilla e te gjitha te keqijave qe ka hequr Shqiperia post komuniste dhe me pas mekataret e sotshem dhe te neserm pa perjashtim. Te ndeshkohet zanafilla qe te zhduket pandeshkueshmeria

    • O Psykologu: 22/02/2022 10:12

      Ty qe s'te paska ngel sahati te Sala dhe "shkon perpara", cfare duhet bere per bemat e Sales? Ta lejme pa ndeshkuar sepse i ka bere shekullin e kaluar? Atehere mos u anko qe s'po ndeshkohet Rama, sepse ketu do vazhdoje te mbizoteroje pandeshkueshmeria. Nqs ndeshkohet Sala, ndeshkohen te gjithe.

    • Lala: 21/02/2022 19:52

      Pa.parti ma do menja je prodhim max 95 e siper..sepse paret ne firma doli garant sala kur fmn tha mos i lejoni.edhe bathoren me pretekkstin do sulmoj vlora sala e mobilizoi. Edhe mercenaret ne jug perseri sala i derg.po ashtu edhe kontrabaden me serbin sala e bekoi.edhe urdhri oer te ngritur avionet e te bombardonin vlor e sarand sala e dha .saliu e mori paralajmerimin tani problem.jan keta fismidhjet qe se fusin ne burg sepse keshtu do i shpetojn edhe vet burgut kur te ikin nga pushteti.esht me vend ajo shprehja nuk behet shqiperia nga shqiptaret.e te shpresojm te na bejn keta qe fusin hundet dmth usa.nuk shihet problemi keta jan me te keqinj sepse bo bej keq tani.duhet par ne prizmin futni ne burg plakun merre qe tu hapet rruga burgosjes se kokave te tjera nga meta rama e duke perfundu te morrat e vegjel

    • pa parti: 21/02/2022 16:02

      Hasan, sa kollaj eshte tja lem fajin tjetrit(Saliut ne kte rast).Nuk tha Sailu ti fusnim leket me fajde, le me te te thoshte shite shtepine. As Zanin e Gaxhain s e krijoj shteti, ishin kriminel te lindur mes nesh.Ne kemi vrare e vrasim njeri tjetrin, fajtori eshte gjithmon AI tjetri, asnjehere "ne" qe ne 95 sen, 96 ten mbushnim kafenete se pare na jepinin firmat pa punuar.

    • psykologu: 21/02/2022 15:41

      Ty o Hasan pordha te paska ngelur sahati te Saliu(te gjitha te keqet i ka bere Sala...o medet ku qenke ti !!!!), se keta te EdPsykoKryeminister e ka nderitur...A te pjerdhsha trurin o merum.Kurohu..

  • Riku: 21/02/2022 13:55

    Po mire mi zonje se clidhje ka kryetari I nje bashkie te lodhur shqiptare me marredheniet me ameriken... I zot e di... megjithate fjala bie a mundet zonja te na tregoje ne keto 30 vite demokraci si kane qene marredheniet e USA me kryetarin e bashkise puke psh... nuk po flas per momentin politik te shpalljes non grata edhe te ketyre kandidateve te shkrete qe mund te jene mjek mesues a kue di une dhe tani perpo makinerise qeveritare qe kane kunder qe po gllaberon cdo gje tani te shkretet kane kunder edhe ambasaden qe dihet sa peshe I kane keto komente... tempizem perfekt

    Përgjigju
  • Hasani: 21/02/2022 13:37

    Cfare doni me per Sali Gerdecin. Krijoi firmat piramidale solli vitin e zi 1997 solli luften vellavrasese jug-veri hapi depot e armeve ku pasojat ndihen edhe sot vrau 26 vete ne Gerdec vrau Azem Hajdarin dhe Sokol Olldashin vrau ne bashkepunim me kryetarin aktual te PD ne ate kohe minister i brendshem Lulzim Basha qe ben sikur zihet por ne fakt bashkepunojne 4 protestues ne 21 Janar 2011 akoma kerkon te vrase Bravo zonja Kim Le te thone Kimete Ismete Sadete ti vazhdo perpara qe ti cjerresh masken ketyre hajduteve vrasesve

    Përgjigju
    • O Riko ricoglionito: 22/02/2022 10:04

      O trangull, ate 210 lekesh per liter nafte e ke peshqesh nga Rusia mike e Salmutit te Viçidolit. Gjithanej neper Europe eshte rrit cmimi. Dil nga shpella dhe hap syte mor shpellar.

    • Riku: 22/02/2022 00:59

      O hasan enveri jot ka vra pre e internu 100.000 Rob si thua sfidohet ky

    • Baba: 21/02/2022 15:24

      Ty o hasan te ka vra zoti qekur ta kane vu emrin hasan(pordha)

    • Riku: 21/02/2022 14:43

      Hasan 210 leke litri naftes sot... na ishte nje here 97ta

  • Linda: 21/02/2022 13:20

    Faleminderit Ambasadore per kete pune te jashtezakonshme qe po beni. Si dhe po i shikoni vete, mbeshtetesit e “Non gratat” jane qe te gjithe ish Ministra, zv Ministra, familjare e drejtore te “Liderve te Demokracise” qe sot jane kundra Jush si perfaqesuese e US, dhe neser kundra Presidentit te US dhe US.

    Përgjigju
    • fran: 21/02/2022 15:47

      jo sesht e vertete kjo qe thua. un jam njeri i thjeshte qe kam jetuar me mire ne kohen e sali berishes se sa po jetoj tani ndaj do votoj ate qe kam qef dhe jo ate qe me indikon kjo alla ambasadorja (ne menyre skandalozisht te paligjshme)

  • Sara: 21/02/2022 13:08

    Cili esht perfitimi qe i sollet Shqiperise me shpalljen non grata te Berishes.I sollet vetem te keqen se ngjallet nje kufome dhe e bet prap aktiv ne politike.

    Përgjigju
  • na flliqi kjo;: 21/02/2022 12:50

    ja kush na qenka dhe Amerika

    Përgjigju
  • Gani D.: 21/02/2022 12:11

    Kjo është shkelje e rëndë! në rast se Ilir Meta nuk do ta shpallë ambasadoren Kim “persona non Grata”, duhet të kërkojë falje nga 3 milionë shqiptarë që nuk është “president i mirë” për ta!

    Përgjigju
  • Patrioti: 21/02/2022 11:56

    Duhet qe dikush ne departamentin e shtetit ti thote mjaft kesaj zonje se e ka tepruar me qendrimet si governante e nje vendi kolonial. Kushdo qe e keshillon t'ja kujtoje se me keto qendrime thjesht po i ben nder Sali Berishes dhe kandidateve te tij se qytetaret duke i trajtuar si "gogla qorre" per inat te saj do shkojne ti votojne kandidatet e Saliut.

    Përgjigju
  • Qobani: 21/02/2022 11:50

    Evropa ka bollë argumente se në kohën e xhaxhit Enver derrat e kan pas mishin bio natyral,ma shum kan ngran miser ata se sa njerëzit,u ka met tradit Shyptart jan zemer gjanë

    Përgjigju
  • Piku: 21/02/2022 11:49

    Ooo kimete kush je ti Zoti qe mendon se sa here flet duhet te te besojme???? Merru i me salen dhe fute ne burg po keni bythe ti dhe kraja jot se ne voten ja japim se ti i del zot kryehajdutave te rilindjes. Dava ambasadore me nder me thane.

    Përgjigju
  • Maks: 21/02/2022 11:21

    Kjo esht nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti te pavarur Neqofte se keni fakte zonja ambasadore coni Fbi tuaj dhe te vine ta arrestojn

    Përgjigju
  • GOLI: 21/02/2022 11:13

    ORE TI ........ ROPT E TERE SHQIPERIA ME NE KRYE SALI BERISHEN.......NA VJEN PER TE NA SHITUR PIRDHA NJE MISHNGRENSE QENI.

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/02/2022 11:10

    Mos harro qe Tom Doshi pas shpalljes Non-Grata nga 1 mori 4 deputet… Nuk i plas kuj per NonGrata-t.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 21/02/2022 11:10

    Zonja KIM besoi ka parë DELE në Amerikë.Ku shkon e para..do shkojnë të gjitha me tadhë..edhe në lum..në gojën e ujkut..kudo. -Militantët që i shkojnë pas Saliut në foltore janë dëndur prej tij me prona,€,$,Lekë.Ata nuk kan më nevoj për to.Tashmë me Salinë Ata duhet të sigurohen që të mos u sekuestrohen nga Shteti -Edhe kandidatët për KryeBashkiak janë të njëllojt.Ata do dëgjojnë Salinë deri në vdekje.Do bëjnë siç u thot Ai. -Nuk pyet Saliu se u shpall non grata nga DASH.Ai ka hallin e pasurisë të paligjëshme të fëmijve të tij që drejtësia nuk po vepron. -Nëse nuk arrestohet Sb dhe ti sekuesyrohet pasuria Atij dhe shumë të tjerve që nga 1992...në Shqipëri do vijnë shumë Ambasador Amerikan të tjerë dhe Saliu do jetë përsëri në politikë i paprekur.Pasi Ai ka kapur drejtësinë që në 1992.Nuk pyet Saliu sa shkon orizi në KINË. -Sb po rreket me të gjithë..tashmë edhe me Amerikën.. !

    Përgjigju
  • hektor: 21/02/2022 11:06

    Ky qe ka shkruar me pseudonimin POPULLI duket qe eshte shpellar.

    Përgjigju
  • denis: 21/02/2022 11:03

    Zonja Kim shpellaret nuk e kuptojne cfar do te thote NON GRATA ata thone SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER.. prandaj jane shpellare dhe nuk kuptojne se cfar do te thote SHBA lokomotiva e botes...

    Përgjigju
    • denis me treni me rrota,: 21/02/2022 11:20

      ke te fala nga AFGANISTANI per mos ti zene me goje edhe te tjeret...

  • AltinTop: 21/02/2022 11:01

    Nese nje njeri eshte Non Grata dhe nuk hy ne burg…ca problemi ka per votuesin??

    Përgjigju
  • zalo labi: 21/02/2022 10:55

    ore eshte ne vete kjo sybajamja. edhe ne kohen e qoftlargut nuk ndjenim peshen e nje regjence te tille. ambasadorë qe luajn rolin e guvernatorit, duke tentuar te zevendesojne sovranin, qe bejne fushate jashte cdo standarti dhe norme diplomatike, aspak korrekte politikisht, qe akuzojne dhe kur vjen puna tek barra e proves nuk tregojne dhe nuk kane asnje fakt per te mbrojtur vendimet e tyre. ky lloj duhet shporrur me urgjence nga shqiperia. habitem se si presidenti nuk merr masa ndaj kesaj duke e zbuar anga vendi yne. ja hongsha zemren vendeve demokratike qe ne rastin me te pare kur ndonje ambasadoruc ben pordhe i kthejn mbrapsht letrat kredenciale dhe me ceremoni e hipin ne avionin me te pare.

    Përgjigju
  • POPULLI: 21/02/2022 10:45

    Nese do kishim shtet;PERSONA NON GRATA duhet te jesh TI moj bushter e keqe

    Përgjigju
  • dori: 21/02/2022 10:36

    ta ka dhene andi bushati pergjigjen zonja kim.

    Përgjigju
    • Guess: 21/02/2022 18:14

      ???????????????????? mire i thua. Bravo

  • Henri: 21/02/2022 10:29

    Presidenti i Republikes urgjentisht duhet ta shpalle Yuri Kim si persona non grata! Kjo është hera e parë që një Ambasadore e huaj në vendin tonë, del në një mesazh kaq direkt në lidhje me zgjedhjet e qytetarëve shiptarë përpara kutive të votimit!

    Përgjigju
    • Henri: 21/02/2022 17:34

      Une Po flas per nje shtet me parime dhe qe redpekton ligjet nderkombetare. Nese Ambasadorja shkel me te dyja kembet Konventen e Vjenes, Kreu i nje shteti serioz duhet te marre masa. Nese jemi Republike Bananesh eshte gje tjeter.

    • Aida: 21/02/2022 14:36

      Presidenti se shpejti do shpallet non grata gjithashtu dhe me shume mundesi do perfundoje ne burg. Te fala Like Floririt.

  • Reni: 21/02/2022 10:10

    Me duket se kjo zonja eshte ne krah te kundert me ligjshmerine apo arsyen. Nese nje individ eshte shpallur i pa deshiruar nga nje shtet i huaj kjo as do te thote se eshte i denuar apo minimumi i implikuar ne ndonje proces penal. Fakti qe zonja e perdor argumentin qe ka vlere vetem ne juridiksionin a shtetit te saj dhe jo ne vendin tone eshte nje tregues i keqperdorimit te diskrecionit te atij shteti ne nje shtet tjeter ndaj nje shtetasi qe nuk eshte shtetas i shtetit ku diskrecioni ka fuqi. Fakti qe del dhe deklaron ne publik ne fakt eshte njebfakt qe fakton faktin e injorances se zonjes dhe atyre qe i pergatisin diten e punes. Ne mooj zonje nuk kemi nevoje per tipa si puna jote. Por per pergjegjshmeri. Ne kuptimin e nje prokurorie, te themi, qe nje non grata per ty per ne duhet te ishte ne burg me kohe e vakt. Dhe nje buratin si ai qe ju ben hije,pra Rama, do te ishte edhe ai ne burg me non graten tuaj. Qe nje si puna juaj do ta kishte nxjerre zhelesh jashte ketij vendi si non grata.

    Përgjigju
  • Agjenti: 21/02/2022 10:08

    Dikush ta pyese zonjen po Vangjush Dako qe eshte nongrata dhe po sponsorizon ne Durres??? Pse nuk i permend kto te PS-se?

    Përgjigju
    • Supaxhiu: 21/02/2022 16:52

      Bravo re malaka! Me pelqen keqinformimi qe shkruan edhe pse Tom Doshi nuk eshte pjese e PS-se.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?