Pas lindjes së vogëlushes North, Kim Kardashian u kujdes shumë në mënyrë që të humbte kilogramët e shtuar gjatë shtatzënisë.

Ashtu siç duket edhe në fotot e shkrepura nga paparacët Kim ja ka arritur qëllimit të rikthejë format e mëparshme.

Ajo është parë duke shëtiur me vogëlushen North dhe partnerin e saj Kanye West në Beverly Hills.

E veshur me një palë pantallona dhe një bluzë në ngjyrë bezhë Kim është dukur në formë të duhur.

kim kardashian

Ajo është treguar e kujdesshme ndaj vajzës duke e mbuluar karrocën e saj me një copë të bardhë, ndërkohë që vetë kishte vënë një palë syze të errëta.

Kim dhe Kanye kanë kaluar një ditë të qetë krah njëri-tjetrit.

Ndërkohë që nujk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të familjes pas lajmit mbi ndarjen e mamasë së Kim me partnerin Bruce Jenner.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)