TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim ka zhvilluar një takim këtë të hënë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Referuar njoftimit të bërë nga vetë ambasadorja, në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe thithja e investimeve amerikane vë vendin tonë.

"Diskutim i mirë sot me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Diskutuam për bashkëpunimin Shqipëri-SHBA për infrastrukturën kyçe, energjinë e rinovueshme, tërheqjen e investimeve amerikane dhe për të rritur mundësinë për bzines. Duke parë përpara për një trategji të mirë", shkruan Kim.

Postimi i ambasadores Yuri Kim