Ndryshimet kushtetuese. Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë

Ndryshimet kushtetuese. Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë

Taulant Balla, Yuri Kim dhe Alfred Rushaj

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD. Ambasadorja ka postuar një foto nga takimi me Taulant Ballën e PS dhe Alfred Rushajn e PD të cilëve u ka kërkuar që të trajtojnë me respekt njëri-tjetrin dhe të ngrihen mbi ndarjet partiake. Takimi është fokusuar tek bashkëpunimi për ndryshimet kushtetuese dhe në kuadër të zhvillimit të Reformave.

'Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm   për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.'- shkruan Kim.

Ndërkohë në një reagim në mediet sociale kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha pas takimi  se Kuvendi i Shqipërisë është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik dhe frymës së respektit të ndërsjelltë, duke diskutuar dallimet me ndershmëri dhe duke i ngritur përtej përkatësive partiake kur është e mundur.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. 

Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.

Megjithatë, tre vite më pas, Lulzim Basha ka rikthyer draftin për Vetingun e politikanëve, përmes disa amendamenteve kushtuese, më të zgjeruara dhe të detajuara. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Edhe pse për t’i shkuar deri në fund propozimeve që kanë bërë për ndryshime kushtetuese kanë nevojë për votat e njëri-tjetrit kjo nuk i ka ndaluar PD-në dhe PS-në që ta nisin me sherr diskutimin e parë për këtë çështje, diskutim i lidhur me propozimin e socialistëve për zgjatjen e afateve të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën