SHBA-OSBE: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e afateve të vettingut, 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve të ODIHR

SHBA-OSBE: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e afateve të vettingut, 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve të ODIHR

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Teksa duket se mes palëve politike ka një mos-dakordësi lidhur me diskutimet për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE bëjnë thirrje që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK dhe KPA.

Këtë deklaratë bëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë takimit me ambasadorit të OSBE, Vincenzo Del Monaco ku thekson edhe se autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE edhe mbi zgjedhjet.

“Takova sot ambasadorin  e OSBE, Vincenzo Del Monaco,  për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet”, shkruan Kim.

Më 15 tetor, Partia Socialiste ndërmori hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa për këtë, publikisht kanë kërkuar edhe mbështetjen e PD-së, megjithatë nuk ka ende një përgjigje nga këta të fundit.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yuri: 21/10/2021 18:30

    E kuptuam znj Ambasadore! Dmth mandati i kpk do zgjatet edhe dy vite se ne fakt nuk ju mjaftuan 5 vite duke rrjepur popullin me rrogat e majme qe kane dhe gjobat marramendese qe kane vene dhe po vene ne “ ushtrim te detyres “ Si qytetare e keti shteti te pa-varur me vjen turp te them qe ne kemi nje Kushtetute , akt te ciles i ka humbur kuptimi dhe qellimi, duke e shnderruar ne nje akt te thjeshte nenligjor i cili mund te ndryshoje sa here te doje politika dhe amerika. Pasojat qe po krijon kjo rilindje komuniste nuk jane gje tjeter vecse zgjatim i perndjekjes dhe persekutimit te sistemit te vjeter te diktatures. Ju sugjeroj qe meqemese do nderhyni perseri ne kushtetute , shfuqizoni nenet per formimin dhe kompetencat e klp dhe klgj se kot i krijuat. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja