1658682270_FYclzPPWQAALOMH.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka uruar Bajram Begajn për betimin si Presidenti i tetë i Shqipërisë postkomuniste.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar Kim, e cila mungoi në ceremoninë e betimit.


Lajmi kryesor:

Bajram Begaj merr detyrën! Urimi nga SHBA-BE: Mezi presim të punojmë me ju, të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët